Kontrata e Carlos Tevez me Boca Juniors përfundon në datë 30 qershor, por sulmuesi i njohur ka rënë dakord për rinovimin. Ai do të vazhdojë të luajë në skuadrën më të famshme të Amerikës Latine deri në dhjetor të këtij viti.
Dëshira e madhe e 36-vjeçarit është të fitojë Libertadores me skuadrën e zemrës, paratë nuk i interesojnë aspak dhe rrogat+bonuset ka vendosur t’i dhurojë për njerëzit e prekur nga pendemia e koronavirusit.
“Dëshira ime është të qëndroj te Boca, pasi kam objektiv të fitojë Kupën Libertadores këtu. Kam arritur një akord për të rinovuar me gjashtë muaj. Kërkova të firmosja për një tjetër vit, klubi më ofroi një kontratë 1.5-vjeçare dhe në fund ramë dakord për 6 muaj.
Dua të theksoj se do t’i dhuroj të gjithë rrogat dhe bonuset për bamirësi, për të ndihmuar sa të mundem njerëzit e prekur nga koronavirusi. E ardhmja? Mund të kthehem për të luajtur gjashtë muaj te Corinthians ose në Evropë te West Ham.
Të shohim se në çfarë gjendje do të jem në dhjetor. Nuk përjashtohet të luaj sërish me Bocan, por edhe mund të tërhiqem fare“, deklaron sulmuesi i famshëm argjentinas për La Red. /abcnews.al