Mposhtja e kundërshtarëve dhe shënimi i golave, nuk janë pasionet e vetme të Carlos Tevez. Sulmuesi argjentinas njihet si një tifoz i golfit dhe e praktikon këtë sport herë pas herë. Këto ditë i ka shkuar mendja për t’u zbavitur pak me golf dhe ka marrë rrugën drejt Tandil.
Në qytetin afër Buenos Aires, praktikohet shumë ky sporti aristokrat, por Tevez kishte harruar diçka. Autoritetet e kishin mbyllur këtë qytet dhe nuk lejohej futja e qytetarëve jo rezistentë. Shkaku i masave mbrojtëse është koronavirusi. Policia e ka bllokuar 36-vjeçarin e Boca Juniors në hyrjen e Tandil dhe nuk e ka lënë të futet brenda.
Clarin sjell edhe reagimin e Policisë në lidhje me ish-goleadorin e Juventusit: “Nuk pati probleme për t’u kthyer nga kishte ardhur, Carlos u tregua shumë xhentil. Na tha se kur të mbarojë kjo situatë emergjente, do të kthehej sërish për të luajtur golf“, lexohet në komunikatën e forcave policore të qytetit argjentinas. /abcnews.al