Teuta ndaj Skënderbeut ka një lajm të mirë dhe një lajm të keq

schedule14:36 - 8 Shkurt, 2022

schedule 14:36 - 8 Shkurt, 2022

Teuta u mposht thellë nga Partizani me rezultatin 0-4. Skuadra durrsake u tregua e pafuqishme për të përballuar vrullin e ‘Demave të Kuq’.

Tashmë një dritë e bardhë duket në fundin e tunelit për Teutën. Për bregdetarët ka një lajm të mirë pasi mbrojtësi Blagoja Todorovski do të jëtë në dispozicion të Arapit.

Todorovski ka lënë pas dëmtimin dhe do të jetë normalisht në fushë. Por gjithashtu është dhe një lajm i keq pasi Jackson nuk është rikuperuar nga dëmtimi dhe do të jetë larg fushës edhe për ndeshjen ndaj korçarëve në Kupën e Shqipërisë./h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!