Shpëtim Duro foli në emisionin “Pressing” në “Abc News” edhe për Teutën e Laçin, që ai i shikon si ekipet që do të sfidojnë Tiranën, Kukësin dhe Partizanin për titullin kampion.
“Për titull ka të bëjë edhe emri dhe tradita. Laçi ka qenë gjithmonë për Europë. Investimi i sivjetshëm është i madh. Kanë një skuadër bazë, ka sulmuesin më të mirë, që shënoi më shumë. Kanë formuar skuadër të mirë. Janë rivalë për titull.
Teuta ka marrë një xhevahir si Bregu, nuk e dinë si nuk e kanë marrë të tjerë. Laçi e Teuta janë sfiduese të Tiranës, Kukësit e Partizanit. Laçi nuk ka dalë kurrë kampionë. Në Itali është Interi sfidues i Juves, s’mund të jetë Atalanta. Laçi është shumë i populluar. Kanë edhe Mazrekajn, morën edhe një portier të mirë”. /abcnews.al