Teuta-Partizani është ndeshja e parë e javës së 10-të, e cila do të zhvillohet në “Elbasan Arena”, ditën e premte në orën 19:45.
Në sfidën e fundit kundër Skëndërbeut, Edi Martinit i munguan 4 lojtarë për shkak të pezullimeve me kartonë, ndërsa në ndeshjen me Partizanin. Martini ‘buzëqesh’ sepse lojtarët janë rikthyer dhe janë gati për të marrë një tjetër fitore kundër demave, siç bënë në fazën e parë të kampionatit.
Adolf Selmani, Xhekson Ferreira, Albano Aleksi dhe Reuben Akuah, janë lojtarët e rikthyer nën urdhrat e teknikut të durrsakëve.
Teuta pas përfundimit të fazës së parë ka arritur të grumbullojë 13 pikë, duke u pozicionuar në vendin e 4-të, kuotë të njëjtë pikësh me skuadrën e Vllaznisë. /f.a/abcnews.al