Teuta, Martini: Ndaj Skënderbeut ishte një fitore me meritë

schedule22:49 - 3 Shkurt, 2024

schedule 22:49 - 3 Shkurt, 2024

Trajneri i Teutës, Edi Martini, ka theksuar pas fitores 3-0 ndaj Skënderbeut se kënaqësia më e madhe e tij ishte se ekipi nuk pësoi gol.

“E dinim sa e rëndësishme ishte, Në fillimin e sezonit kemi fituar me Skënderbeun, kemi barazuar me Tiranën e në Laç. Djemtë po luajnë mjaft mirë, pjesa e parë ishte mjaft e mirë, shënuam tre gola, na dha qetësi. Në pjesën e dytë kërkova të menaxhonim lojën se për Kupë Skënderbeu ishte me një lojtar më pak e krijoi raste. Nuk desha të përsëritej ajo ndeshje, qarkulluam topin, nuk dolëm nga detyrat e do të thotë që ekipi është në rrugën e duhur.

Jam i kënaqur, më shumë sepse nuk pësova gol në pjesën e dytë, se duhet të rregullojmë pjesën që kemi shumë gola të pësuar. Ishte shumë e rëndësishme se kemi nevojë për moral. Daci luajti mjaft mirë, e ndërruam për hir të së vërtetës që të mos merrte karton të verdhë se kishte tre. Jam i kënaqur, sot nuk ishte fat, ishte meritë. Nuk ishte çështje fati, nuk kishte presionin e minutave të fundit që na ka bërë dëm në ndeshje të tjera. Qetësia është ajo që na duhet, pjesa e parë na dha qetësi, na krijoi personalitet dhe mendoj se ishte ndeshje e mirë.

Ne kishim nevojë për këtë fitore, këto tre pikë, paçka se ato ndeshje që kemi humbur, vazhdoj ta them që kem luajtur më mirë se këto ndeshjet e fundit, ku ishim pragmatistë. Sot doja ekip me personalitet në fushë, që të mos vinte në rrezik asnjëherë lojën. Pjesa e parë na dha këtë siguri, dëmtimet dhe ndërrimet e detyruara, se Daja e Arifi morën të verdhë, dëmtimi i Llocit na kushtëzoi në pjesën e dytë. Ishim nën ritëm, por rezultati 3-0 e bëri këtë pjesë me ritëm më të ulët.
Ne jemi këto që jemi, unë mendoj se Faust ka cilësi mjaft të mira dhe fatmirësisht këto ndeshje i kemi zgjidhur me Llocin, Dacin a Peposhin. Do vijë momenti që edhe Faust do të jetë një nga pikat që do na ndihmojë shumë gjatë ecurisë së kampionatit”, tha Martini për “MCN” pas ndeshjes./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!