Silvio Zogaj nuk është më pjesë e skuadrës së Teutës. Ka qenë vetë klubi durrsak i cili ka njoftuar largimin e lojtarit.
Sulmuesi veshi fanellën e djemve të detit dy vite më parë, teksa ishte pjesë e skuadrës edhe në fitimin e titullit kampion në sezonin e kaluar.
“KF Teuta falenderon Silvio Zogajn, për gjithë kontributin e dhënë përgjatë dy viteve me fanellën blu. Zogaj meritonë një vend në histori për gjithçka kanë dhënë dhe sidomos për titullin e fituar pas 27 vitesh. Faleminderit Silvio, paç fat KF Teuta!” thuhet në njoftimin e Teutës.
/f.a/abcnews.al