Teuta “shkelmon” krizën prej 4 humbjesh në kampionat, teksa në ndeshjen e sotme mposhti Skënderbeun.
Lorenc Vila i nderoi durrsakët në “Elbasan Arena”, i cili arriti të dërgonte topin në fundin e rrjetës në minutën e 74.
Një pjesë e parë shumë e qetë nga të dyja skuadrat të cilat nuk arrinin dot të dilni në lojën e tyre, ndërsa pjesa e dytë rezultoi të ishte e duhura për skuadrën e Renato Arapit që gjetën avantazhin.
Dy minuta nga fundi i kohës së rregullt djemtë e detit mbesin me 10 lojtarë pas daljes me të kuq të Dacit.
Një fitore e vlefshme kjo që i jep frymëmarrje Teutës dhe që e pozicionon në vendin e 6-të me 21 pikë, ndërsa nga krahu tjetër korçarët e Migen Memellit ngelin në kuotën e 16 pikëve në zonën e ftohtë të tabelës së renditjes. /f.a/abcnews.al