Teuta gëzon: Tapeti i ri në “Niko Dovana”, punimet drejt fundit

schedule22:22 - 6 Dhjetor, 2021

schedule 22:22 - 6 Dhjetor, 2021

Teuta po i luan ndeshjet si pritëse në Abissnet Superiore jashtë fushës së vet, pasi në fillim të sezonit menduan që të ndërrojnë tapetin në “Niko Dovana”.

Së fundmi ka nisur edhe shtrimi i tapetit, që është drejt fundit. Gjatë këtij viti durrsakët do të duhet të vazhdojnë të luajnë jashtë.

Me shumë mundësi në janar, ose maksimalisht në shkurt, Teuta do të rikthehet në “Niko Dovana” dhe nuk do të ketë nevojë të “shtegtojë” në stadiume të tjera. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!