Teuta fiton bindshëm derbin e Durrësit, “Djemtë e Detit” mundin Erzenin dhe i afrohen mbijetesës

schedule19:04 - 2 Mars, 2024

schedule 19:04 - 2 Mars, 2024

Pritej një fitore e madhe dhe ajo erdhi. “Durrsakët” e Teutës mbyllën me rezultatin më të bukur të mundshëm javën e 26-të, të kampionatit shqiptar të futbollit, Abissnet Superiore, me “Djemtë e Detit”, që fituan me rezultatin e thellë, 3 me 0, “Derbin e Durrësit”, ndaj “Shijakasve” të Erzenit, përballje tepër e vlefshme për mbijetesën në elitë.

Për djemtë e teknikut, Edi Martini mjaftuan dy gola në pjesën e parë, nga “fantazistët”, Matias Lloci e Ledio Beqja, në minutat 28’ e 40’ dhe në minutën e 53’-të, “bomberi”, Klejdi Daci “vulosi” fitoren e thellë, të “Djemve të Detit”, duke dhuruar kështu spektakël, për të pranishmit, në tribunat e “mitikut” të Durrësit, “Niko Dovana”.

Kjo fitore e madhe pasqyrohet edhe në tabelën e klasifikimit të Kategorisë Superiore, me “Durrsakët” e Teutës, që tashmë ngjiten në vendin e 8-të të tabelës, me plot 28 pikë, vetëm 2 më pak se “Bardhezinjtë” e Laçit dhe janë në një pozicion komod, ku mund të sigurojnë mbijetesën, ndërsa “Shijakasit” e Erzenit mbeten në vendin e 9-të, me 26 pikë. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!