Fitorja 1-0 në shtëpi nuk ka mjaftuar që Teuta të vazhdojë rrugëtimin në Europa League. Sherif Kallaku shënoi golin e vetëm për durrsakët në pjesën e dytë.
Skuadra e Teutës fitoi me rezultatin minimal 1-0 ndeshjen e kthimit të turit të parë në Europa League përballë Ventspils. Një fitore e hidhur për durrsakët pasi nuk përmbysen humbjen 3-0 të sfidës së parë duke i dhënë fund aventurës në kupën e Europës. Teuta e nis mirë takimin por janë të pafat pasi topi ndalet në shtyllë, pas goditjes së Bushiç. Janë sërish vendasit që dominojnë dhe i afrohen golit me Nikaç i cili humbet një rast të pafalshëm përballë gardianit mik.
Në të minutën ec 32 reagojnë miqtë, por Teuta ia del të mbajë portën e paprekur. Pjesa e parë përfundoi në barazim 0-0. Fraksioni i dytë nis mjaft mirë për Teutën që kaloi në avantazh me anë të Sherif Kallakut. Mesfushori realizon një gol të mrekullueshëm pas një lëvizje të mahnitshme.
Teuta nuk ndalet dhe kërkon golin e dytë. Në minuten e 52, Bushiç merr një top nga Kuro, por nuk shfrytëzon siç duhet rastin.
Në fushë ka vetëm një skuadër, por fati nuk është me të. Teuta e shndërron portën e Ventspils në një tabelë qitjeje. Maknovski shpëton skuadrën nga goli i dytë pas goditjes së Avdylit. Gjyqtari akordon 4 minuta shtesë, por rezultati mbetet i pandryshuar. Përfundon aventura e Teutës në Europa League dhe tashmë skuadra do të fokusohet vetëm në përgatitjet parasezonale. /ABC News Albania 24/7