Teuta debutoi me fitore në Ligën Ballkanike të basketbollit për meshkuj. Ekipi durrsak fitoi të mërkurën para publikut të tij sfidën me bullgarët Akademik Bulteks me rezultatin 89 – 86. Sfida u vendos në kohën shtesë. Më i miri në këtë takim ishte amerikani Erik Kops me 30 pikë të realizuar dhe 13 topa nga tabela. Teuta ndodhet në të njëjtin grup ku janë edhe Prishtina dhe Bashkimi që përfaqësojnë Kosovën. Pikërisht me Bashkimin do të luajë ndeshjen e radhës javën e ardhshme në Durrës./abcnews.al
Teuta debuton me fitore në Ligën Ballkanike
schedule23:35 - 18 Tetor, 2018
schedule 23:35 - 18 Tetor, 2018
