Teuta bën goditjen “big”, Jahmir Hyka firmos me kampionët

schedule12:17 - 29 Janar, 2022

schedule 12:17 - 29 Janar, 2022

Jahmir Hyka është zyrtarisht tashmë lojtari më i ri i skuadrës së Teutës. Ish-lojtari i kombëtares shqiptare është vënë menjëherë nën urdhrat e trajnerit Renato Arapi për pjesën tjetër të sezonit.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ku njoftohet se lojtari ditën e sotme ka zhvilluar edhe stërvitjen e parë me skuadrën e tij të re.

Kujtojmë se për Hykën ky është një rikthim në kampionatin shqiptarë, ku më parë ka mbajtur veshur edhe fanellën e Dinamos dhe Tiranës.

“Mesfushori i majtë, Jahmir Hyka, zyrtarisht është lojtari më i ri i KF Teuta.

Lojtari është prezantuar në ambientet e “Stadiumit Niko Dovana” dhe sot ka zhvilluar seancën e parë stërvitore me blutë. I lindur më 8 mars 1988. 33-vjeëari ka provuar të luajë në Shqipëri me Dinamon dhe Tiranën, ndërsa është aktivizuar dhe me Mainz në Gjermani apo Olympiacos në Greqi. Së fundmi ishte pjesë e Guiz në kampionatin kinez. Hyka, i gjatë 1.69 cm dhe pozicioni ideale në fushë e ka atë të mesfushorit te majtë. Afrimi i Hykes në skuadrën e Teutës, do të jetë ndihmesë për formacionin e drejtuar nga Renato Arapi, kësisoj duke e kompletuar sulmin e skuadrës blu”, thuhet në njoftimin  e Teutës.

/f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!