Teuta Arifi e pranon humbjen në Tetovë: Urime udhëheqësit të ri të komunës

schedule20:58 - 31 Tetor, 2021

schedule 20:58 - 31 Tetor, 2021

Kryetarja aktuale e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi, ka pranuar humbjen në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale për këtë komunë.

Në një konferencë për mediat, Arifi i ka uruar fitoren kundërshtari duke pranuar kështu vullnetin e zgjedhësve.

“Dëshiroj të gjithë të falënderoj të gjithë votuesit. Ajo që kemi si rezultat sa i përket Tetovës, është se ne si BDI nuk kemi arritur të fitojmë. Ishte fushatë intensive, mirëpo si gjithmonë që kemi thënë, të fundit vendosin qytetarët. Ata kanë vendosur të kenë udhëheqje tjetër komunale. Ju dëshiroj sukses në drejtimin e qytetit të Tetovës”, tha mes tjerash Teuta Arifi.

Sipas të dhënave nga Teuta Arifi ka marrë 4.573 vota ndërsa Bilall Kasami ka marrë 6.862 vota./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!