Pas përfundimit të dy sfidave, të së martës, Kukësi-Partizani e Teuta-Tirana, mesditën e kësaj të mërkure do të zhvillohen edhe dy çerekfinalet e tjera, të Kupës së Shqipërisë, më konkretisht ato Erzeni-Vllaznia e Laçi-Egnatia, sfida që do të mbyllin xhiron e parë, të fazës së 1/4-ve, të kompeticionit të dytë më të rëndësishëm në Shqipëri.
Kështu, në “Stadiumin e Laçit”, “Bardhezinjtë” do të kërkojnë të vazhdojnë seriën e dhjetë ndeshjeve radhazi pa humbje, ku pse jo “ëndërrohet” edhe një eleminim i madh i “Rrogozhinasve” të Egnatias, me këta të fundit, që janë edhe kampionët në fuqi të kompeticionit e për këtë sfidë, tekniku Mirel Jose ka vendosur të përdorë gjithë titullarët e tij.
Në krahun tjetër, Egnatia kryesuese e Superligës kërkon një tjetër rezultat pozitiv dhe në veçanti, tekniku, Edlir Tetova nuk do surpriza në transfertën kurbinase, teksa nuk ka rrezikuar aspak me formacionin titullar, ku ka hedhur në fushë emra si Fernando, Montenegro e Spahiu. /i.m /abcnews.al
Formacionet zyrtare:
Laçi: Dajsinani, Zhunior, Kurti, Kryeziu, Manellari, Prodani, Barjamaj, Myrta, Dajko, Da Silva, Sobowale
Trajneri: Mirel Josa
Egnatia: Sherri, Xhemajli, Drame, Malota, Zejnullai, Ndreca, Fangaj, Aleksi, Fernando, Montenegro, Spahiu
Trajneri: Edlir Tetova