Tetori i kancerit të gjirit/ Ndërgjegjësim për rrezikun, gratë kontrollohen për diagnostikim në kohë

schedule15:33 - 3 Tetor, 2023

schedule 15:33 - 3 Tetor, 2023

Kanceri i gjirit është një nga sëmundjet më të rrezikshme dhe më vdekjeprurese për gratë. Për këtë arsye tetori është zgjedhur si muaj sensibizimi për diagnostikimin.

Në kliniken e specialiteteve nr 3 në Tiranë, pergjate ketij muaji, por edhe gjatë gjithë vitit ofrohet mamofrafi falas për gratë mbi moshën 50 vjeç me qëllim zbulimin dhe parandalimin në kohë të kesaj sëmundje. Gjatë këtyre ditëve të tetorit interesi ka qenë më i lartë dhe mjekët kryejnë deri në 50 kontrolle në ditë.

“Keni kryer me parë kontroll të gjirit? Jo është hera e parë. Keni pasur shqetësim? Jo asnjëherë. Nuk kam pasur mundësi të vi më parë”

Një herë në tre vjet kam bërë. Ekzaminimin e bëj për shëndetin tim, kontroll rutinë. Keni histori në familjen tuaj me kancer të gjirit? Jo nuk kemi. Por thjesht meraku, për të kapur çdo gjë në kohë. Ke informacion për rreziqet e kancerit te gjirit? Po jam e informuar, di cdo gjë me detaje prandaj jam këtu.”

Fushatat sensibilizuese që bëhen gjatë muajit tetor kanë shtuar numrin e grave që paraqiten për të kryer mamografinë.

“Kemi trefish të pacienteve qe vijnë kete muaj, interesi eshte i larte. Gjatë kontrolleve që kryejmë konstatojmë edhe problem të gjirit. Megjithatë ka një ndërgjegjësim dhe nuk paraqiten vetëm kur kanë problem.”

“Eshte një ndihmese që u behet të gjitha zonjave qe nuk depistohen në kohë. Ne muajin tetor është për të gjitha zonjat, pa sistem referimi vetem me një kartë identiteti qe mund të paraqiten dhe të marrin ekzaminimin e duhur.”

Gratë që jetojnë në zonat rurale janë më të rrezikuarat, për shkak të mungesës së informacionit për këtë kancer.

“Ne synojme gratë që nuk kanë mundesi per informacion, zonat rurale qe te informohen me shume te vinë të kryejne kontrolle.”

Edhe në Shqipëri vitet e fundit esshte rritur numri i grave që diagnostikohen me kancer të gjirit. Sipas te dhënave nga Instituti i Shëndetit Publik, prej vitit 2015 rreth 700 gra diagnostikohen çdo vit me kancer të gjirit në Shqipëri. Moshat më të prekura janë ato mbi 50 vjeç, megjithëse të rrezikuara janë edhe moshat e reja. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!