Tetë raste të reja me koronavirus, tronditet klubi i famshëm turk

schedule15:17 - 14 Maj, 2020

schedule 15:17 - 14 Maj, 2020

Në Turqi kanë zgjedhur datën 12 qershor për të rifilluar kampionatet e ndërprera. Ditën e djeshme pati raste të reja me koronavirus te Erzurumspor BB, klub që garon në divizionin e dytë. Sot është përkeqësuar situata dhe Besiktas është goditur keq nga COVID-19.

Klubi i famshëm turk, ka lajmëruar infektimin e 8 personave. Nuk bëhet e ditur nëse janë të gjithë futbollistë apo pjesëtarë të stafik teknik e klubit, por zbulohet se dy prej tyre janë presidenti i klubit Ahmet Nur Cebi dhe sulmuesi Burak Yilmaz.

Besiktas renditet në vend të pestë të Superligës turke. Bardhezinjtë numërojnë 44 pikë dhe vendi i parë, që ndahet mes Trabzonspor dhe Basaksehir, ndodhet nëntë pikë larg, kështu që objektivi primar mbetet kualifikimi në Europa League. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!