Gati tetë muaj pasi lindi vajzën, Daisy Dove, Katy Perry ka rrëfyer se pse ndihet e lumtur që vendosi të sillte në jetë një fëmijë në këtë fazë të jetës së saj. Këngëtarja tha se ka patur mundësinë të ngjisë hapat në karrierë, por tashmë e pranon se të qenit një nënë është puna më e mirë që ka bërë.
Ajo e krahasoi dashurinë që po përjeton si një nënë me adhurimin që merr si një personazh i famshëm. “Nuk kam përjetuar asnjë ndjenjë si ajo kur pashë për herë të parë vajzën time. Ishte dashuria që kam përkuar përherë. Ishte si një bam“, tha këngëtarja.
“Arti juaj vlerësohet nga bota dhe kjo mund të luhatet. Ndonjëherë je e dashur dhe nganjëherë njerëzit janë si” Jo, mua nuk më pëlqen kjo.” Artistja e “Roar” shtoi: “Jam shumë e lumtur që nuk e humba atë mundësi … Ka qenë gjëja më e mirë.”, duke iu referuar vajzës.
Më tej, Perry shtoi se dashuria e pakushtëzuar ndaj së bijës e ka bërë të reflektojë se ky ka qenë vendimi më i mirë që ka marrë. “Është e mahnitshme të kesh mundësinë për të qenë një biznesmene, por në moshën 34 vjeçare, kur isha si “Në rregull, unë jam gati”, jam shumë e lumtur që e mora këtë vendim për ta provuar dhe bërë këtë gjë“. /abcnews.al