Testi para “Euro 2024”, Gjasula: Jam këtu për të ndihmuar ekipin dhe për të dhënë maksimumin

schedule12:15 - 2 Qershor, 2024

schedule 12:15 - 2 Qershor, 2024

Mesfushori i kombëtares, Klaus Gjasula iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve në konferencën për shtyp në prag të miqësores me Liechtenstein.

“Jam këtu për të ndihmuar ekipin dhe për të dhënë maksimumin”, kështu u shpreh mesfushori Gjasula.

“Atmosfera është e shqyer si gjithmonë. Tani jemi në fazën përgatitore. Po bëhemi gati në këto dy ndeshjet e radhës. Atmosfera është e mirë, kapiteni i duhet çdo skuadre. Ishalla do na japi e ne atë frymëmarrjen e duhur. Ne po e presim. Unë në përgjithësi jam një mesfushor. Unë luaj aty ku thotë trajneri. Trajneri vendos se kush do luajë. Unë jam këtu për të dhënë maksimumin”, u shpreh ai.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!