TESTI/ Kanceri i mushkërive mund të zbulohet deri në 4 vite përpara: Analiza, së shpejti në Shqipëri përmes Cambridge Clinical Laboratories

schedule11:26 - 16 Gusht, 2022

schedule 11:26 - 16 Gusht, 2022

Cambridge Clinical Laboratories (CCL) bën revolucion në fushën e mjekësisë duke i ardhur në ndihmë pacientëve për të zbuluar kancerin e mushkërisë disa vite para se ai të shfaqet përmes simptomave.

Cambridge Clinical Laboratories (CCL) ne Britaninë e Madhe, kompania mëmë e CCL në Shqipëri ka zbuluar një test gjaku, i cili zbulon kancerin e mushkërivë mesatarisht katër vjet para konstatimit përmes kujdesit shëndetësor standard.

Testi vlen për të gjithë qytetarët, por specifikisht për ata që kanë patur familjarë të tyre me këtë sëmundje apo që janë të ekspozuar ndaj faktorëve mjedisorë që rrisin rrezikun apo siç është edhe pirja e duhanit.

Cambridge Clinical Laboratories (CCL) në Britaninë e Madhe është kompania mëmë e Cambridge Clinical Laboratories (CCL) në Shqipëri. Pritet që analiza në fjalë të vijë edhe në Shqipëri brenda një kohe të shkurtër përmes këtij rrjeti laboratorësh.

Dr Anthony Cooke, CEO i laboratorit me bazë në Milton tha se viti 2020, kur nisi edhe pandemia, ishte një kthesë e fortë për botën, gjë që ndikoi edhe kujdesin shëndetësor dhe sidomos ndaj kancerëve.

Testet e reja që po hedhim në përdorim do të ndihmojnë për të lehtësuar presionin ndaj sistemit shëndetësor dhe do të mbështesin pacientët që të jenë një hap para sëmundjeve duke i konstatuar ato më përpara. CCL dëshiron të ndihmojë në këtë drejtim. Ne e dimë se testet tona do të përmirësojnë jetën e shumë njerëzve”, tha ai.

CCL thekson se koha e pritjes së në spitale për trajtimin e kancerit është në një nivel tepër të lartë dhe në 80 për qind të rasteve, kanceri i mushkërive diagnostikohet në fazat e vonshme.

Kanceri i mushkërive është një nga llojet më të zakonshme dhe më serioze të kancerit. Sipas të dhënave të INSTAT, tumoret shkaktojnë më shumë se 15 për qind të vdekjeve gjatë një viti në Shqipëri dhe një ndër tumoret më problematikë konsiderohet ai i mushkërive. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!