Testi i Hakimi bëhet çështje, Interi mendon të padisë UEFA-n

schedule10:58 - 24 Tetor, 2020

schedule 10:58 - 24 Tetor, 2020

Çështja e Achraf Hakimi tërbon Interit. Mbrojtësi zikaltër rezultoi pozitiv një ditë para duelit me Borussia M’Gladbah në Champions League nga testet e kryera nga UEFA dhe si rrjedhojë ai mungoi në atë ndeshje.

Megjithatë, ditën tjetër ai rezultoi negativ në testin tjetër dhe u aludua se testi i parë mund të ketë qenë pozitiv fals. Klubi italian deklaroi ditën e djeshme testin e radhës së Hakimit, ku sërish kishte dal negativ dhe nga analizat e gjakut.

Teorikisht ai mund të luajë në ndeshjen e nesërme kundër Genoas, por protokollet e UEFA-s nuk e lejojnë diçka të tillë. Sipas udhëzimeve, që një lojtar të konfirmohet që është pozitiv me Covid-19, duhet t’i nënshtrohet dy testeve brenda dy ditësh.

E njëjtë procedurë ndiqet dhe kur ai shërohet nga virusi. Prandaj sipas raportimit të “La Gazzetta dello Sport”, kjo gjë ka inatosur drejtuesit e Interit dhe kanë udhëzuar avokatët e klubit për të marrë në konsideratë se çfarë veprimesh ligjore mund të marrin ndaj UEFA-s, për përjashtimin nga ndeshja të një lojtari të rëndësishëm. /abcnews.al