Testi i drogës, policët që dolën pozitivë do i nënshtrohen fazës së dytë

schedule12:13 - 1 Mars, 2022

schedule 12:13 - 1 Mars, 2022

Punonjësit e policisë që kanë rezultuar pozitivë në testin e parë të drogës do i nënshtrohen një tjetër ekzaminimi. Policia e shtetit ka njoftuar se testi i dytë do të kryhet pranë Institutit të Mjekësisë Ligjore.

Drejtori i Policisë së Shtetit Gledis Nano ka nënshkruar sot marrëveshjen e Bashkëpunimit me kreun e Instituti i Mjekësisë Ligjore Bledar Xhemali. Gjatë fjalës së tij Nano deklaroi se do të vazhdojë misionin e tij për të pastruar policinë e Shtetit nga ata punonjës që abuzojnë me detyrën duke përdorur lëndë narkotike.

 “Që në ditët e mia të para në këtë detyrë jam fokusuar në ndërmarrjen e nismave ligjore për të pastruar Policinë e Shtetit nga ata punonjës që abuzojnë me detyrën duke qenë përdorues të lëndëve narkotike.

Kjo marrëveshje shpreh vendosmërinë time dhe të institucionit që unë përfaqësoj për të pasur punonjës policie dinjitozë, me integritet moral dhe profesional, si dhe të përkushtuar në përmbushje të detyrës dhe në shërbim të qytetarëve.

Me anë të kësaj marrëveshjeje, Policia e Shtetit dëshmon gjithashtu besimin e saj ndaj institucionit të IML-së dhe ndaj profesionalizmit me të cilin stafi juaj do të kryejë këto analiza dhe do të ruajë privatësinë e të dhënave të punonjësve të Policisë”, u shpreh ai. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!