Testi i ADN-së tradhton shqiptarin, në telashe edhe vëllai i tij

schedule08:45 - 30 Janar, 2019

schedule 08:45 - 30 Janar, 2019

Një i ri shqiptar është dënuar me një vit dhe tre muaj burg. Ai kishte kryer një vjedhje me armë në Maltë duke grabitur argjendarinë Diamonds International në Tignè Point.

Më pas shqiptari Begtash Muka, 27 vjeç, u dërgua në gjykatën Corradino Prisons për t’u përballur me akuza të reja që e lidhin me vjedhjen e bizhuterive vlera e të cilave arrin 333.000 eurosh, ku asnjëra prej tyre nuk është gjetur. Ai akuzohet gjithashtu për vrasje në tentativë. Arrestimi erdhi pas rezultateve të testit të ADN-së, shpjegoi prokuroria.

Vëllai i tij Daniel Muka, 23 vjeç, është i akuzuar për përfshirje në të njëjtë grabitje. Ngjarja ka ndodhur në një qendrër tregtare në Maltë  në Tetor të vitit 2017, kur disa persona u lënduan pasi u terrorizuan nga skena.

Avokati i tij mbrojtës Franco Debono kundërshtoi vendimin. Megjithatë, hetimi i inspektorit James Grech tha se vëllai i tij është i përfshirë në ngjarje. Duke pasur parasysh rrethanat e rastit, gjykata, e kryesuar nga gjyqtari Yana Micallef Stafrace, e deklaroi arrestimin të vlefshëm. Ai ndodhet në paraburgim dhe avokat mbrojtës ka Amadeus Cachia./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!