Testet e shpejta të cilat nxjerrin përgjigjet për prekjen nga Covid-19 brenda 40 minutash do të jenë në Shqipëri brenda 8 apo 10 javësh. Kjo ka qenë deklarata e kreut të OBSH për Europën Dr. Hans Klug. Ai tha se po punohet për të përshpejtuar këtë afat ndërsa thekoi se shkenca po lëviz shumë shpejt në sajë të bashkëpunimit.
“Jemi marrë me kohën e dorëzimit të testeve të shpejta pas 8 apo 10 javësh. Ne po përpiqemi ta përshpejtojmë. Shkenca ka lëvizur shpejt. Të gjithë po koordinohemi për të përshpejtuar këtë punë”, tha ai.
Nga ana tjetër ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu theksoi se testet e shpejta do të sigurohen nga qeveria shqiptare. “Qeveria shqiptare ka gati financimin për blerjen e testeve të shpejta të anti-genit”, tha Manastirliu./mv.abcnews.al