Testet në Maqedoninë e Veriut te personat me shenja klinike, gazetarja Vjollca Sadiku jep detaje

schedule14:13 - 15 Prill, 2020

schedule 14:13 - 15 Prill, 2020

Gazetarja Vjollca Sadiku nga Maqedonia e Veriut ka dhënë detaje në lidhje me situatën në të cilën ndodhet vendi si pasojë e pandemisë së kotonavrusit.

Në fjalën e saj për Abc News ajo është shprehur se një pjesë e pacientëve të infektuar janë në gjendje të mirë shëndetsore dhe famirësisht po kurohen në kushte shtëpie.

Ndër të tjera Sadiku ka theksuar se tashmë Dibra pas një muaji izolim total i është kthyer normalitetit dhe në këtë qytet nurmi i të infektuarve ka ngelur 49 persona.

“Në fillim përhapja e shpejtë në Dibër bëri që qyteti të izolohej dhe të mos lejohej asnjë hyrje dhe dalje e qytetarëve. Gjithashtu të gjithë zejtarët u përgjigjën kësaj thirrje duke ndaluar levizjet e tyre dhe bënë të mundur që Dibra për një muaj të ishte e paralizuar. Kjo ishte një ndër masat që mendoj se dha efektin pozitiv ne kete qytet”, është shprehur ajo.

Ndërkohë ajo ka komentuar dhe aplikacionin “stop korona”, përmes të cilit pritet që të bëhet një gjurmim i saktë në lidhje me personat që kanë qenë raste të kontaktit me persona të infektuar me koronavirus.

“Testimet si dhe në vendet e tjera bëhet vetëm tek personat që kanë shenja në lidhje me koronavirusin. “Stop Korona” është aplikacioni që bën të mundur pë Ministrinë e Shëndetsisë që ta ketë më të lehtë identifikimin e personave të kontaktit dhe pritet që të japë rezultate në të ardhmen”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!