Omar Richard do të bashkohet me Bayern Munchen në verën e ardhshme. Mediet gjermane raportojnë se kampionët e Europës kanë arritur marrëveshje me talentin e Reading, kontrata e të cilit përfundon në fund të sezonit.
Mbrojtësi i majtë është bindur nga oferta e Bayern Munchen dhe do të firmosë kontratë 4-vjeçare me ta. Ai ka kryer testet e para mjekësore, që për shkak të kufizimeve prej pandemisë është dashur të zhvillohen në Angli.
Richards është 23 vjeç dhe konsiderohet si një talent me shumë të ardhme. Ai ka luajtur me të gjitha moshat e kombëtares së Anglisë, teksa për të interesoheshin shumë edhe klubet e mëdha të Premier League. Në fund e bindi projekti i Bayern. /abcnews.al