Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Test pozitiv, Shqipëria e Bulkut mund me tre gola Tiranën U17

schedule21:48 - 8 Mars, 2022

schedule 21:48 - 8 Mars, 2022

Kombëtarja shqiptare U-17 ka zhvilluar një miqësore me Tiranën U-17 në ditën e dytë të grumbullimit 4-ditor. Takimi, që u luajt në kompleksin “Skënder Halili”, përfundoi me rezultatin 3-0 në favor të kuqezinjve të drejtuar nga trajneri Ervin Bulku kanë me gola të shënuar nga Kurti (18’), O’Boyle (35’) dhe Sufka (72’).

Përfaqësuesja shqiptare e nisi ndeshjen me këtë formacion: Babe, Koleci, çela, Kurti, Damini, Kashari, Belloj, Jaku, Krajka, O’Boyle dhe Bode.

17-vjeçarët kuqezi e nisën mirë ndeshjen dhe arritën të kalonin në avantazh që në minutën e 18-të me Kurtin, një tregues i përshtatjes së shpejtë të lojtarëve me grupin dhe filozofinë e skuadrës.

Po në pjesën e parë O’Boyle ka dyfishuar shifrat, teksa rezultati ka ardhur si rrjedhojë e lojës së mirë të shfaqur nga përfaqësuesja shqiptare.

Në pjesën e dytë, trajneri Bulku vendosi të hedhe në fushë të gjithë lojtarët që kishte në stol për t’u dhënë mundësi të tregonin vlerat e tyre. Formacioni i pjesës së dytë ishte ky: Kashtanjeva, Tahiraj, Marinaj, Selmani, Goroshijani, Bregu, Sufka, Ramadani, Llukaj dhe Kelmendi.

Edhe në këtë pjesë të dytë paraqitja e Kombëtares U-17 ka qenë pozitive dhe lojtarët e ftuar në këtë grumbullim kanë dhënë maksimumin. Në minutën e 72-të ka ardhur edhe goli i tretë me autor Sufkën.

Në ditën e tretë të grumbullimit Kombëtarja U-17 do të vazhdojë përgatitjet sipas programit, ndërkohë që do të ketë edhe një ndeshje të tjera kontrolli. / fshf.org

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!