Test/ A mund t’i dalloni se cilat janë dy fotot e vërteta?

schedule11:02 - 25 Prill, 2023

schedule 11:02 - 25 Prill, 2023

Pas “paraqitjes së Papës” me një xhaketë të bardhë, e cila i mashtroi të gjithë, përdoruesit e internetit e kuptuan se sa i lehtë është bërë keqinformimi.

Imazhet e rreme po bëhen gjithnjë e më realiste, ndërsa me ndihmën e inteligjencës artificiale ato sigurojnë klikime. Të gjitha sa më sipër vërtetohen nga postimi i fundit nga National Geographic. Në veçanti, ai siguroi 3 foto, nga të cilat 2 ishin të vërteta dhe paraqesin një tigër të vërtetë. Këto dy foto janë realizuar vërtet nga një fotograf i organizatës.

Një prej tyre, megjithatë, është bërë përmes AI. National Geographic vendosi të bënte një eksperiment dhe kështu ata i kërkuan publikut të përpiqej të kuptonte se cila nga tre imazhet është ajo false.

Duke gjykuar nga komentet, përgjigja është veçanërisht e vështirë dhe ka hutuar përdoruesit, pasi të gjithë zgjedhin një të ndryshme. Ky postim është edhe një provë tjetër se imazhet e AI mund të jenë aq realiste sa që lehtë mund të ndajnë dhe dezinformojnë publikun./abcnews.al

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by National Geographic (@natgeo)

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!