Terzic e mbyll te Borussia Dortmund, kroato-gjermani lë pankinën pas përfundimt të sezonit

schedule15:36 - 13 Qershor, 2024

schedule 15:36 - 13 Qershor, 2024

Është padyshim një nga vendimet më të papritur të momentit. Pavarësisht se sezonin e kaluar e mbylli kampionatin vetëm 1 pikë, pas lidërve të Bayern Munich dhe këtë sezoni arriti deri në finalen e madhe të UEFA Champions League, sërish tekniku i Borussia Dortmund, Edin Terzic ka vendosur të largohet nga stoli i “Verdhezinjve” gjermanë.

Vendimi erdhi pas një takimi me drejtuesit e klubit, me kroatin e lindur në Gjermani që njoftoi gjithë tifozët në lidhje me largimin nga skuadra e zemrës, teksa kujtojmë se Terzic qëndroi në pankinën e Dortmundit në tri periudha të ndryshme, teksa aventura e fundit zgjaste prej korrikut të 2022

“Është tepër e dhimbshme për mua të ndaj këtë lajm me ju tifozë, por sot po ndahem me Dortmundin. Ishte një ndër i madh të fitoja Kupën e Gjermanisë dhe ta dërgoja këtë klub fantastik në finalen e Champions League.

Kërkova një takim me drejtuesit pas finales së “Ëembley”, sepse pas 10 viteve të kaluara te BVB, nga të cilat 5 në stafin teknik dhe 2 e gjysëm si trajner i parë, mendoj se epoka e re e klubit duhet të fillojë me një trajner të ri. Të gjithë personat afër meje e dinë se largimi ka qenë një vendim shumë i vështirë për t’u marrë, por ndjesia ime nuk ndryshoi as pas diskutimeve intensive. I uroj më të mirën Dortmund. Dhe kjo nuk është një lamtumirë, shihemi së shpejti”,-janë fjalët e Terzic në videon e ndarjes me “Verdhezinjët”. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!