“Tersi” Bullgari, Mancini: Transfertë e vështirë, pres fitore me shumë gola

schedule19:13 - 27 Mars, 2021

schedule 19:13 - 27 Mars, 2021

Italia luan ne Sofje kundër Bullgarisë nesër në mbrëmje (20:45) takimin e dytë të eliminatoreve të Botërorit Katar 2022. Skuadra e Roberto Mancinit fitoi 2-0 në debutim kundër Irlandës së Veriut, teksa nesër do të synojë fitoren në një fushë ku nuk ka triumfuar kurrë.

Rekordi negativ nuk e shqetëson trajnerin e kombëtares italiane, i cili karikon djemtë e tij në konferencën për shtypin, aty ku tregon edhe ndryshimin midis bullgarëve dhe ishullorëve të Irlandës së Veriut.

Do të bëjmë disa ndryshime në krahasim me ndeshjen ndaj Irlandës së Veriut. Akoma nuk e dimë sa, gjithçka varet nga gjendja e lojtarëve. Të gjithë ndeshjet janë të vështira dhe duhet përballuar me përqendrimin e duhur. Ne kemi ardhur në Bullgari për fitore.

Italia nuk ka fituar kurrë këtu? Do të thotë që nuk është një transfertë e lehtë, na pret një ndeshje plot kurthe. Bullgaria është një skuadër më pak fizike se Irlanda e Veriut, por më teknike. Duhet të shënojmë sa më shumë gola, nuk jemi ekip që di të menaxhojë avantazhin.

E kuptuam një gjë të tillë ndaj Irlandës, kështu që duhet të sulmojmë gjithë kohës. Të enjten zhvilluam një pjesë të parë të shkëlqyer, ndërsa në 45 minutat e dyta tentuam të menaxhonim ndeshjen. Nuk ishte e dobët pjesa e dytë, por bëmë më pak se herët e tjera“, deklaroi Mancini. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!