Terrorizuan bashkëmoshatarët për 25 euro dhe një “iPhone”, arrestohet shqiptari dhe tre të miturit në Itali

schedule11:38 - 14 Qershor, 2022

schedule 11:38 - 14 Qershor, 2022

Një 18-vjeçar shqiptar është ndaluar së bashku me 3 të mitur italianë nga karabinierëet në Luça, pasi janë dënuar në organet e drejtësisë për veprën penale të vjedhjes së rëndë.

Mbrëmjen e 11 qershorit, në qendrën historike të Luça-s, katër djem të armatosur me një pistoletë dhe një thikë, rrethuan katër bashkëmoshatarë (dy djem dhe dy vajza) dhe i kanë kërcënuar. Ndërkohë që dy vajzat kanë mundur të arratisen, dy djemtë pasi janë shtyrë janë detyruar të dorëzojnë një portofol me 25 euro dhe një celular “iPhone 12”.

Menjëherë më pas, dy të grabiturit janë paraqitur në stacionin e karabinierëve në qendër të Luças, ku kanë denoncuar ngjarjen. Kërkimet e menjëhershme të kryera nga personat e kërcënuar bënë të mundur gjurmimin dhe ndalimin e katër autorëve të dyshuar në stacionin hekurudhor Luça.

Gjatë kontrolleve, shqiptarit iu gjet portofoli, ndërsa njëri prej të miturve mbante me vete një thikë 19 cm të gjatë. Nga veprimet e mëvonshme hetimore u mundësua sekuestrimi i pistoletës tip “replika” dhe celulari, shkruajnë mediat italiane.

Malli i vjedhur u është kthyer pronarëve të ligjshëm. I arrestuari, pas formaliteteve ligjore, është shoqëruar në shtëpinë e tij në arrest shtëpie, ndërsa tre të miturit iu dorëzuan prindërve të tyre./ abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!