Pas disa orësh kërkime, policia ka arritur të kapë dhe arrestojë shtetasin Dan Hutra, i cili ditën e sotme terrorizoi Tiranën.
Gazetarja e ABC News, Xhensila Kodra, bën me dije se autori është arrestuar te Lendgilli i Sharrës.Ai ka pasur me vete edhe armën më të cilin kreu krimin, e cila është sekuestruar.
Hutra dyshohet se autori i 3 ngjarjeve kriminale të ndodhura ditën e sotme në kryeqytet, më pasojë vrasjen e 3 grave dhe plagosjen e 3 të tjerave.
Përpos ngjarjes në Paskuqan ku autori vra dy gra dhe plagosi dy të tjera me armë zjarri tip kallashnikov, ai dyshohet se është autor po ashtu i vrasjes së Etleva Kurtii në Kamzë dhe plagosjes së një 40-vjeçarje në Astir.r.t/abcnews.al