Gjykata e Tiranës këtë të enjte ka dhënë vendimin për Arben Memën i riu i cili një vit më parë ka terrorizuar qytetarët në Sheshin Skëndërbej.
Burime për abcnews.al bëjnë me dije se në vendimin e sotëm është vendosur që 32 vjeçari të qëndrojë dy vite në burg dhe 2 vite i hiqet leja e drejtimit të makinës.
Kujtojmë se më 26 Prill, 2021, Mema me makinën e tij ka hyrë në mes të turmës së njerëzve që ndodheshin në shesh, por fatmirësisht nuk u lëndua asnjë.
Mema akuzohet për tentativë vrasje në rrethana cilësuese, prodhim dhe shitje narkotikësh dhe drejtim të automjetit në mënyrë të parregullt./abcnews.al