Një 43 vjeçar është arrestuar nga policia e Kurbinit pasi krijoi panik te qytetarët.
Sipas policisë, Gentian Diva ka kërcënuar disa qytetarë pa asnjë shkak, ka thyer xhamin e një automjeti dhe ka terrorizuar klientët në një lokal.
Në momentin e arrestimit, atij iu gjetën dhe iu sekuestruan një mjet prerës(thikë), municion luftarak dhe një sasi kanabisi.
43-vjeçari rezulton i dënuar më parë për vjedhje me armë dhe për tentativë për grabitje në bankë./abcnews.al