Terrorizoi pasagjerët e një autobusi, pengmarrësi në Gjermani ishte shtetas serb

schedule08:38 - 22 Shtator, 2021

schedule 08:38 - 22 Shtator, 2021

30-vjeçari që mori peng një autobus që po udhëtonte nga Gjermania në Serbi të martën ishte shtetas serb. Ngjarja ndodhi rreth orës 21.30 në autostradën A9 në Bayern midis fshatrave Hilpostein dhe Grending.

Në autobus u mbajtën peng dy persona kurse pasagjerët e tjerë kishin mundur të dilnin. Pas një aksioni policor u bë i mundur edhe arrestimi i serbit i cili sipas raportimeve ishte i armatosur dhe kërcënoi t’i vriste të gjithë.

Për ta vënë nën kontroll të dyshuarin policia ka përdorur  “mjete verbuese”. /abcnews.al/