Detaje të reja janë mësuar nga ngjarja e ndodhur pasditen e sotme në fshatin Zavalinë në Elbasan. Burime bëjnë me dije për ABC se 45-vjeçari, Josif Kavaja pasi ka terrorizuar banorët e fshatit me kallashnikov, ka qëlluar drejt policisë në momentin e mbërritjes së saj në vendngjarje.
Më pas ai është larguar me shpejtësi në drejtim të pyllit ku po vazhdon ndjekja e uniformave blu. 45-vjeçari është me precedentë të mëparshëm penalë.
Deri më tani nuk raportohet për të lënduar ndërkohë që policia i ka bërë thirrje banorëve të zonës të mos dalin nga shtëpitë për të mos rrezikuar jetën./mv.abcnews.al