Detaje të reja janë zbardhur lidhur me celulën terroriste iraniane, që do të kryente sulme terroriste në Shqipëri.
Pjesë e celulës me katër anëtarë, që u zbulua nga policia shqiptare, janë edhe dy personat e arrestuar nga uniformat blu. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije në mars të 2018, u shoqëruan dy persona pasi dyshohet se do të kryenin akt terrorist në Festën Sulltan Novruzit por se ky sulm kishte dështuar për shkak të forcave të shtuara të policisë.
Në atë kohë, policia nuk gjeti asnjë provë për arrestimin e tyre, dhe i la të lirë, duke i mbajtur nën vëzhgim.
Nga hetimet ka rezultuar se kjo celulë e rrezikshme edhe në muajt e parë të vitit 2019, ka planifikuar sulme terroriste, teksa mbante nën vëzhgim vendet ku qëndronte MEK./abcnews.al

