Pas më shumë se 12 orësh negocimesh, Julian Çumraku dhe Hamza Uka, dy terroristët e Oroshit u vetëdorëzuan përpara forcave të policisë. Dy të dyshuarit mendohet se i përkasin grupeve ekstremiste dhe në bazën e tyre u gjetën arsenal armësh dhe municionesh.
Eksperti Faik Basha tha për ‘ABC News’ se policia ka qenë në ndjekie të këtij aktiviteti dhe se duhet të hetohet çdo person që ka pasur kontakt me ta. Më tej, Basha shtoi se sjellja e forcave Renea ishte tejet profesionale, dhe nëse do të hasnin kërcënime mund t’i ekzekutonin.
“Baza do më shqetësonte nëse do ishte në qendra të banuar dhe do kishte akses që të rekrutonte njerëz të tjerë. Nuk dua të besoj që zbulimi i tyre nga policia ka qenë rastësor. Për shkak se ka pasur disa tentativa për shtëpi bari në këto zona, mund të ketë qenë një kontroll rutinë i forcave. Policia ka qenë në ndjekje të këtij aktiviteti.
Duhet të hetohet çdo person që ka pasur kontakt për të pastruar vendin. Sjellja e repartit Renea, është rritur shumë në aspektin profesional, nuk kanë pasur asnjë fakt për kërcënim. Nëse do kishte ndonjë kërcënimm Renea do i ekzekutonte. Ndërhyrja pa elementë shtesë në godinë ku mund të ishte dhe i minuar nuk më pëlqeu. Ka pasur sjellje profesionale, dhe pavarësisht se ka grupe negociatore nuk është repart që merret me negocime.” / abcnews.al /

