Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Terroristët e Oroshit/ Gazetari: Hamza Uka stërviste edhe të mitur, rekrutonte njerëz për të luftuar për ISIS

schedule20:22 - 25 Nëntor, 2025

schedule 20:22 - 25 Nëntor, 2025

Mbrëmjen e djeshme, në fshatin Orosh forca të policisë dhe antiterrorit zbarkuan në zonë, pas njoftimit se në një banesë gjendeshin dy persona të armatosur. Pas 12 orësh negociata, Julian Ccumraku dhe Hamza Uka u vetëdorëzuan.

Gazetari Trashëgim Sokolaj zbuloi detaje të reja lidhur me të shkuarën e këtyre dy personave. Sokolaj tha se Hamza Uka rekrutonte persona për në ISIS dhe se gjatë qëndrimit të tij në burg, vijonte sërish aktivitetin.

“Nga reagimi i tij dje, thjesht ka tërhequr vëmendje duke ikur. Arsenali i armëve që kanë janë armatime personale që këta i mbajnë si në skenat e ISIS. Flamuri që kanë në mur ka shprehje dhe është i shkruar ‘Shteti islamik’.

Vetë ekzistenca e një shteti të tillë flet keq për precedentin. Këta persona kishin rreth 3 muaj që jetonin aty, banesat e braktisura janë kthyer në problem për armët dhe kultivim lëndësh narkotike. Hamza Uka është i dokumentuar si një person që frekuenton xhaminë në kryeqytet, ku imami rekruton persona për në ISIS. Edhe herën e parë mbante një flamur të tillë. Interpol ka kërkuar në data base dhe nuk ka gjetur një shpjegim për flamurin.

Në një prej dosjeve thuhet që është flamur i shtetit islamik. Është person që ka lidhje me ndërkombëtarët, ka qenë ish ushtarak, është kthyer në Shqipëri, ka hyrë në burg, ka stërvitur të mitur dhe ka evidenca gjyqësore se vijonte veprimtari edhe në burg. Operacioni i djeshëm ose është mangësi e antiterrorit, ose ka qenë operacion që ka qenë në vazhdimësi dhe është ‘prishur’ nga policia.”  / ABCNEWS.AL /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!