Terrori në Prishtinë/ Sekuestrohen armë pas përplasjes së dy fiseve problematike

schedule11:41 - 3 Shtator, 2024

schedule 11:41 - 3 Shtator, 2024

Policia e Kosovës vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të krimit që tronditi mbrëmjen e të dielës Prishtinë. Përplasja mes dy grupeve kriminale shkaktoi një viktimë dhe pesë të plagosur.

Nga hetimet e deritanishme, mediat në Kosovë raportojnë se sipas policisë nga ekzaminimet në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar dy pistoleta dhe një karikator me dy fishekë.

Ngjarja e rëndë ndodhi pas një përplasje me dy familjeve përkatësish Sekiraqa dhe Capat, të njohura edhe si grupe që janë në konflikt me njëra-tjetrën prej kohësh. Vendi ku ndodhi edhe përplasja me armë vazhdon të jetë e bllokuar nga policia, ndërsa raportohet se të dy familjet kanë qëlluar me rreth 100 plumba.

Rasti është referuar në polici si “vrasje e rëndë në bashkëpunim”, ndërsa policia ka nisur hetime intensive në koordinim me Prokurorinë e Shtetit.

Viktimë e kësaj ngjarje, mbeti Premtim Gashi, i cili pak ditë kishte që ishte liruar nga burgu, ndërsa pesë personat që mbetën të plagosur janë: Salih Sekiraqa, Robert Llumnica, Korab Gashi, Fatos Abazi dhe Valdrin Ademi.

(Viktima Premtim Gashi)

Gjithë konflikti dyshohet se lidhet me problemet që familja e Sekiraqës ka pasur në vazhdimësi me familjen Capat në Prishtinë – të cilëve iu plagos një familjar para disa muajsh.

/abcnews.al/