Terror në Gjermani, kryebashkiakja e Herdecke plagoset me thikë para shtëpisë

schedule15:03 - 7 Tetor, 2025

schedule 15:03 - 7 Tetor, 2025

Kryetarja e sapozgjedhur e qytetit Herdecke në Gjermani, Iris Stalzer, është gjetur e plagosur rëndë në apartamentin e saj, shkruan DW. Mësohet se politikania socialdemokrate ka marrë disa goditje me thikë, para banesës së saj rreth mesditës së sotme.

Stalzer ishte sapo zgjedhur kryetare, pasi në rundin e dytë të zgjedhjeve më 28 shtator fitoi 52.2% të votave kundër kandidatit të CDU-së, Fabian Conrad Haas.

Moti i sulmit, si dhe autorët, mbeten të panjohur. Hetuesit po vazhdojnë sigurimin e provave në vendngjarje, ndërsa Stalzer ndodhet nën trajtim intensiv mjekësor. Ndërkohë, autoritetet kanë nisur një ndjekje masive për gjetjen e sulmuesit.

Kancelari federal Friedrich Merz (CDU) shprehu thellësisht tronditjen për sulmin me thikë ndaj Stalzer.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!