TIRANË- Bashkëkryetari i Komisionit Arbjan Manziku, i ftuar në “Real Story” tha se reforma territoriale e 2014 ka qenë efektive, sepse hoqi kostot e panevojshme dhe shtoi numrin e shërbimeve për qytetarët.
Ai theksoi se nga të gjitha treguesit, rezulton se është ulur burokracia dhe janë shtuar shërbimet në terren. Nga buxheti i të gjitha bashkive dhe komunave të vendit në 2014, çdo 100 lekë që kishin, 78 lekë shkonin për të paguar stafin, ndërsa sot shkojnë më pak se 44 lekë.
Së dyti, u shtuan në 2014 një seri shumë e madhe funksioneve, që më parë bashkitë nuk i kishin. Fjala që bie, deri atëherë bashkitë nuk kishin ruajtjen dhe mirëmbajtjen e shkollave.
Nuk e kishin mirëmbajtjen e depove të rezervuare bashkisë, kur u kaloi kjo kompetencë u rritën dhe stafet përkatëse, Në pjesë e rritjes së stafit vjen si pasojë e rritjes së kompetencave. Është ulur burokracia dhe janë shtuar shërbimet.
Një pjesë e madhe të bashkive nuk shkojnë tek niveli që duhet të shkojnë. Reforma ishte shumë e mirë, ishte hapi që duhej marrë në atë kohë”, tha ai.
I pyetur pse po ndryshohet reforma e 12 viteve më parë, Mazniku tha se kjo vjen si përgjigje e sfidave që kemi, pasi Shqipërisë synon të behët anëtare me të drejtë të plotë në BE, brenda 2030.
“Ka nevojë për thellim dhe analizë të re si rrjedhojë e sfidave të reja që kemi. Prandaj është Komisioni, që të gjejmë mënyrën se si të rrisim shërbimin afër njerëzve. Duhet të bëjmë diskutim publik se si duhet t’i zgjidhim.
Të ruajmë demokracinë vendore, por edhe krijojmë struktura në një territor mjaftueshëm të madh që t’i kryejnë këto shërbime”, tha ai./abcnews.al


