Një 46-vjeçar është arrestuar në Shkodër në kuadër të operacionit policor të koduar “Territor i pastër”, kundër kultivimit të bimëve narkotike.
Në fshatin Xhan, të njësisë administrative Pult, forcat e policisë kanë konstatuar të mbjella në tokë 54 bimë kanabis.
Gjithashtu, gjatë kontrollit në dy banesa të braktisura, u gjetën rreth 336 bimë të dyshuara narkotike kanabis në proces tharjeje, të cilat u asgjësuan nëpërmjet djegies.
46 vjeçari posdeonte armë zjarri kallashnikov pa leje dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale./abcnews.al