Termocentrali bërthamor në Turqi do të fillojë punën në vitin 2024

schedule15:30 - 27 Prill, 2023

schedule 15:30 - 27 Prill, 2023

Centrali i parë bërthamor i Turqisë, i vendosur në Akuju në krahinën Mersin të Turqisë jugore dhe ndërtuar nga Rusia, do të fillojë të funksionojë normalisht në 2024.

Mediat shkruajnë se centrali bërthamor Akkuyu u ndërtua nga Rosatom i Rusisë.

Ceremonia e përurimit e planifikuar të zhvillohet sot në Akuju është rreth dërgimit të karburantit bërthamor në central.

Ndërkohë për shkak të sëmundjes presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka anulluar pjesëmarrjen në këtë ceremoni. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!