Tërmeti vdekjeprurës/ Deputeti turk: Dy vëllezërit, motra ime dhe fëmijët e tyre janë nën rrënoja

schedule10:48 - 6 Shkurt, 2023

schedule 10:48 - 6 Shkurt, 2023

Fatkeqësia e tërmetit që tronditi Turqinë shkaktoi shkatërrime të mëdha edhe në Hataj. Deputeti i Partisë AK në Hatay, Hüseyin Yayman tha se dy vëllezërit dhe motra e tij më e madhe ishin nën rrënoja, sipas mediave turke.

“Fatkeqësisht, tërmeti dhe fatkeqësia që ndodhi është e madhe. Zoti e ndihmoftë kombin tonë. Dy vëllezërit dhe motra e mia janë ende nën rrënoja dhe ne ende nuk kemi marrë asnjë informacion prej tyre.

Jemi në Hataj dhe nuk mund t’i arrijmë. Presim lajme të mira edhe nga të gjithë bashkatdhetarët e mi.

Ju lutemi kushtojini vëmendje paralajmërimeve të zyrtarëve. Të gjitha institucionet e shtetit tonë janë në krye të detyrave të tyre. Zoti e ndihmoftë kombin tonë,” tha ai.

Nga tërmeti deri tani raportohet se 670 persona kanë humbur jetën e 2900 janë plagour. Kërkimet vazhdojnë pasi dyshohet se një numër i konsiderueshëm personash gjenden në rrënoja.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!