Tërmeti “shkundi” qytetin, banorët e Librazhdit dalin nga shtëpitë

schedule22:15 - 13 Korrik, 2022

schedule 22:15 - 13 Korrik, 2022

Tërmeti që u ndje mbrëmjen e sotme në disa qytete të Shqipërisë ka ngjallur frikë dhe panik te qytetarët, të cilët kanë preferuar që mos të qëndrojnë në banesat e tyre.

Lexo edhe: Çfarë po ndodh me sizmologët?! Tërmeti i Lezhës transferohet në Librazhd

Në Librazhd, ku lëkundjet u ndjenë më shumë, qytetarët kanë dalë nëpër rrugë dhe nuk kanë munguar as patrullat e policisë. Në kohën kur ra tërmeti një pjesë e qytetarëve ishin jashtë, ndërkohë një pjesë dolën jashtë nga frika.

Deri tani nuk ka raportime për dëme.

Tërmeti i magnitudës 4.1 ishte me epiqendër 5 kilometër në perëndim të Librazhdit.

Lëkundjet në thellësinë 5 km ndjerë në shumë qytete, Lezha, Durrësi, Tirana, Elbasani dhe Librazhdi. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!