Tërmeti shkund Turqinë, zona e epiqendrës është shumë delikate

schedule10:36 - 5 Maj, 2021

schedule 10:36 - 5 Maj, 2021

Një tërmet me magnitudë 4 të shkallës Rihter goditi paraditen e sotme Turqinë duke u ndjerë thuajse në të gjithë pjesën perëndimore të saj, raporton abcnews.al.

Mediat lokale raportojnë se tërmeti pati epiqendër zonën rreth qytetit të Çanakkalesë duke patur një thellësi prej 9 kilometrash.

Për fat të mirë nuk janë raportuar dëme në ndërtesa apo njerëz, por ky tërmet është një paralajmërim i fortë për Turqinë pasi ka ndodhur në zonën pranë Marmarasë ku pritet që të ketë një lëkundje të fuqishme në vitet në vijim sipas sizmiologëve. /abcnews.al