Tërmeti shkatërrues, drejtori i Traumës në Zagreb: U bë menjëherë evakuimi i pacientëve

schedule14:14 - 29 Dhjetor, 2020

schedule 14:14 - 29 Dhjetor, 2020

Autoritetet shëndetësore në Kroaci bëjnë me dije se pas tërmetit shkatërrues që goditi Kroacinë, spitalet bënë të mundur evakuimin e pacientëve.

Drejtori i spitalit të Traumës në Drashkovicëva, Slavko Sabaliç, pas një kontakti me mediat tha se pacientët në këtë spital janë evakuuar menjëherë, por shtoi se numri i të plagosurve nga tërmeti i para pak minutave është në rritje.

Lexo edhe: Kaos nga tërmeti në Kroaci, kryebashkiaku: Një fëmijë vdiq, u shkatërrua gjysma e qytetit! LIVE

Nga ana tjetër Mario Zova  drejtori i Vinogradska deklaroi se të gjithë pacientët u nxorën jashtë ndërtesës, përveç personave të pajisur me aparate.

“Menjëherë pas tërmetit, spitalet e Zagrebit u evakuuan. Të gjithë janë mirë, askush nuk u lëndua. Ne i nxorëm të gjithë pacientët jashtë, përveç atyre që janë të pajisur me aparate.  Ka pasur disa dëmtime në pjesët e brendshme të ndërtesës, por tani i kemi rivendosur të gjitha gjërat në vend. Tashmë po punojmë që të rikthejmë pacientët brenda ambienteve të spitalit, tha Mario Zova  drejtori i Vinogradska.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!