Tërmeti rrit defiçitin në buxhet me 10 miliard lekë, BSH: Turizmi sektori më i prekur nga dëmet

schedule15:37 - 13 Shkurt, 2020

schedule 15:37 - 13 Shkurt, 2020

Rritja ekonomike gjate 2020 do të jetë më e vogël e ndikuar direkt nga tërmeti i 26 nëntorit. Banka e Shqipërisë ka publikuar  një analizë të efekteve dhe ku pritet të goditet ecuria ekonomike me rreth 0.6% .

Në raportin e politikës monetare për tremujorin e parë të këtij viti theksohet se është e vështirë të vlerësohet me saktësi se cila do të jetë  kohëzgjatja e efekteve të tërmetit.

Ulja e rritjes ekonomike kombinon reduktimin e të ardhurave nga turizmi dhe ngadalësimin e shpenzimeve të konsumatorëve në kushtet e rritjes së pasigurisë.

Turizmi në këto qarqe parashikohet të reduktohet për shkak të dëmtimit të strukturave përkatëse dhe të efekteve psikologjike tek pushuesit, vendas dhe të huaj.

Analiza e Bankës së Shqipërisë evidenton se efektet afatshkurtra të tërmetit pritet të jenë negative dhe  për inflacionin i cili parashikohet të pësojë një tjetër ulje me rreth 0.3%. Ndërsa pritet një rritje e defiçitit.

Sipas BSH  shtesa në deficitin e qeverisë për vitin 2020, e planifikuar pas ndodhjes së tërmetit, është rreth 10 miliard lekë, ku 7 miliard lekë parashikohet të financohen nëpërmjet rritjes së huamarrjes në tregun e brendshëm.

Në planin afatmesëm,efektet e tërmetit në ekonomi parashikohet të ndikohen, ndër të tjera, dhe nga vëllimi i formave të financimit të procesit të rindërtimit, si dhe nga kohëzgjatja e shpërndarja e tij në kohë.

Banka e Shqipërisë e lidh efektin e tërmetit në ekonomi edhe me faktin se në Durrës Tiranë janë të përqendruara bizneset më të mëdha në vend të cilat kanë pësuar dëme.

Ndërkohë për të stimuluar ekonomikë Banka Qendrore ka paralajmëruar lehtësim të politikës monetare në muajt në vijim edhe pse norma e interesi është minimumin historik prej 1%./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!