Tërmeti, Rama: Lagjja e rindërtuar në Fushë-Krujë drejt fundit

schedule09:11 - 13 Tetor, 2021

schedule 09:11 - 13 Tetor, 2021

Fushë-Kruja ishte një nga zonat e dëmtuara nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit 2 vite më parë ku humbën jetën 51 persona dhe u plagosën shumë të tjerë.

Rindërtimi në këtë lagje siç njofton kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale, po i afrohet fundit.

Mirëmëngjes dhe me punën e palodhur ndërtimore për lagjen e Rilindjes në Fushë-Krujë që po i afrohet fundit, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama teksa ka shpërndarë një video nga puna ndërtimore në këtë lagje.

Në programin e mandatit të 3, qeveria ka nënvizuar synimin që deri në fund të pranverës 2022 nuk do të ketë më asnjë gjurmë të tërmetit duke investuar 60 miliardë lekë për tre vite. Synohet përfundimi 4500 banesa të reja individuale, 12 mijë apartamente përfshi përfundimin e rehabilitimin dhe ndërtimin e 160 çerdheve, kopshteve, shkollave e konvikteve. Sa do arrihet ky objektiv mbetet për t’u parë. be.k/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!